25 vjet çlirim, Kurti: Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO destinimi ushtarak

“Sikur atëherë edhe tani, Serbia rri e rreshter prapa Rusisë, kurse shteti ynë bashkë me Shqipërinë ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Turqinë, Francën e Italinë e partnerët tjerë. Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO destinimi ushtarak”, u shpreh Kryeministri i vendit, Albin Kurti për nder të 25 vjetori të Çlirimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, ndërsa anëtarësimi në NATO është destinimi ushtarak.

Në fjalimin në Kuvend në seancën solemne, Kurti tha se dita e sotme është ditë e veçantë, ku është e rëndësishme të përqendrohet në të tashmen për të reflektuar mbi rrugën që është kaluar deri këtu.

Kreu i ekzekutivit është shprehur para të pranishmëve se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira e njohje reciproke me vendet fqinje “pa sulme e agresione”.

Kurti shtoi se 12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e Çlirimit të Kosovës, sepse atë ditë dhjetëra e mijëra ushtarë të NATO-s kaluan kufirin dhe u futën si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës.

“Kjo erdhi pas fushatës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovë”, tha Kurti.

“Sikur atëherë edhe tani, Serbia rri e rreshter prapa Rusisë, kurse shteti ynë bashkë me Shqipërinë ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Turqinë, Francën e Italinë e partnerët tjerë. Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO destinimi ushtarak” u shpreh Kurti.

Kryeministri shtoi se 25 vjet pas çlirimit, duam marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme.

Kurti theksoi se pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat.

“Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, ka thënë ai.

“Në rrjedhën e pandërprerë të kohës së përditshmërisë, vijnë disa ditë të veçanta sikurse dita e sotit. Kur është e rëndësishme të përqendrohemi në të tashmen për të reflektuar  mbi rrugën që kemi kaluar deri më tani. Të bashkohemi fizikisht dhe shpirtërisht sikurse jemi bashkuar sot në Kuvendin e Kosovës e më pas edhe në sheshet e qyteteve me qytetarët tanë për të shënuar një ngjarje historike që na ka sjellë të tashmen dhe na ka përcaktuar të ardhmen. Sot është Dita e Çlirimit të Kosovës. 12 qershor 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të Kosovës pasi atë ditë dhjetëra mijëra trupa ushtarake të NATO-s filluan të kaluan kufirin dhe të futen si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës. Kjo erdhi pas një fushate 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi jugosllavinë në përpjekje për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovës.”, shtoi Kurti.

Kurti ka përmendur edhe faktin historik të hyrjes së trupave ruse “tradhtish” e “befasisht” në kryeqytet mes datës 11-12 qershor të 1999-s, duke theksuar se zona e Prishtinës atë kohë ka qenë arenë e zhvillimeve që morën vëmendjen globale.

“Më 11-12 qershor, befasisht dhe tradhtisht një kontigjent me rreth 200 ushtarë rusSFOR në Bosnje e Hercegovinë, kishte arritur në mesnatë në qendër të Prishtinës. Zona e Prishtinës u bë arenë zhvillimesh që morën vëmendje globale,., Në njërën anë të qytetit, forcat ushtarake, policore serbe dhe jugosllave ende nuk ishin tërhequr nga Prishtina. Dhe në pjesën tjetër në verilindje të Prishtinës, Njësitet e UÇK-së nga Zona Operative e Llapit kishin hyrë në qytet dhe kishin ngritur flamurin kombëtar shqiptar në shkollën ‘Zenel Hajdini’ dhe në rrugën ‘Blendit'”, shtoi ai.

Ndryshe, në këtë seancë të pranishëm janë edhe Rifat Jashari, William Walker, ish-sekretari i NATO-s, George Robertson, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Re, presidenti shqiptar, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla e kryetarë të Komunave të Kosovës e të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika