25-vjet nga Masakra e Rezallës, Maqedonci: Kthimi i trupave të të pagjeturve është misioni ynë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në 25 - vjetorin e masakrës së Rezallës në Skenderaj, ka thënë se "në përvjetore të tilla kujtojmë rëndësinë e paqes dhe boshllëkun që lë mungesa e saj"

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në përkujtimin e 25 - vjetorit të masakrës në Rezallë të Skenderajt

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka përkujtuar 25 -vjetorin e masakrës në Rezallë të Skenderajt.

“Nga 5 prilli i vitit 1999 janë 98 familje që çdo ditë ndiejnë mungesën e tyre, e padyshim kjo masakër, si dhe shumë të tjera, mbetet e pashlyer në memorien tonë kolektive të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri është shprehur se tre të mbijetuarit e kësaj masakre janë dëshmi e gjallë e tmerrit të përjetuar, e njëkohësisht e forcës që populli ynë ka për t’u ringritur.

“Kthimi i trupave të të pagjeturve është misioni ynë e mospërsëritja e krimeve të tilla kundër njerëzimit është detyrë e çdo shteti proevropian që beson në vlera të demokracisë, në sovranitet të shteteve e në liri të njeriut”, ka shkruar tutje ministri i Mbrojtjes.

Ai ka shtuar se në përvjetore të tilla kujtojmë rëndësinë e paqes dhe boshllëkun që le mungesa e saj. “Lavdi gjithë martirëve!”.

Këtë 25-vjetor e kanë përkujtuar edhe krerët e shtetit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Lexo më shumë: Kurti përkujton maskarën e Rezallës, u bën thirrje ndërkombëtarëve të kërkojnë drejtësi nga Serbia

Lexo më shumë: 25 vjet nga Masakra e Rezallës, Osmani: Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë është e domosdoshme

Lexo më shumë: Konjufca në 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës: Rezalla është pjesë e dhimbjes sonë të madhe

Nga kjo masakër vetëm tre shqiptarë kanë shpëtuar të gjallë.

Lexo më shumë25 – vjet nga masakra e Rezallës

Kjo masakër konsiderohet si një ndër më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika