25 vjet nga Masakra e Rezallës, Osmani: Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë është e domosdoshme

Në 25 - vjetorin e masakrës së Rezallës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë është e nevojshme dhe e domosdoshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Rezallës, ku më 5 prill të vitit 1999, forcat serbe rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës.

“Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Presidentja ka kërkuar drejtësi për viktimat dhe kujtim të përhershëm për ta.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.

Nga kjo masakër vetëm tre shqiptarë kanë shpëtuar të gjallë.

Lexo më shumë: 25 – vjet nga masakra e Rezallës

Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Në nderim të të rënëve të Masakrës së Rezallës, Komuna e Skenderajt organizon tubim përkujtimor nga ora 10:00.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika