25 vjet nga rrëmbimi i Xhavit Hazirit nga shërbimi sekret serb

Janë bërë 25 vjet nga rrëmbimi në mënyrë tinëzare i heroit të kombit, Xhavit Haziri. Ai ishte njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare, kontributi i të cilit në rritjen e shkallës së rezistencës kundër pushtuesve ishte i madh

Më 17 shtator 1998 në Prishtinë, nga policia serbe rrëmbehet në mënyrë tinëzare dhe zhduket pa gjurmë heroi i kombit, Xhavit Haziri.

Xhavit Haziri ishte intelektual, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme.

Haziri është njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Ai, qysh nga mosha e hershme rinore, u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave.

Intensiteti kulmor i veprimtarisë së tij patriotike, me shembuj konkretë, nga viti 1985 e këndej ishte i pandërprerë derisa e rrëmbyen policia erbe.

Kontributi i tij në rritjen e shkallës së rezistencës kundër pushtuesve ishte i madh.

Xhavit Haziri u shpall “Hero i Kosovës” për kontributin e tij ndaj atdheut më 26 nëntor të vitit 2010 nga Jakup Krasniqi, ish-ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës. /KP

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika