25-vjetori i çlirimit, Tony Blair mban fjalim në Kuvendin e Kosovës

Tony Blair, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë luftës në Kosovë, do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës për 25-vjetorin e çlirimit

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, këtë të hënë do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë solemne për 25-vjetorin e çlirimit, pritet të fillojë nga ora 10:00.

Para seancës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta presë në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet ta takojë ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare. 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika