25-vjetori i masakrës në Reznik, Kurti: Nuk i harrojmë të dashurit tanë që i humbëm në rrugën e vështirë deri te çlirimi

Lidhur me 25-vjetorin e masakrës në Reznik të Vushtrrisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot i kujtojmë civilët e vrarë në Reznik, e nuk e harrojmë kurrë dhimbjen dhe qëndresën e popullit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës në Reznik të Vushtrrisë, ku më 6 prill 1999, katër njësi të forcave të armatosura serbe hynë me dhunë në katër shtëpitë e shqiptarëve.

“Në kohë të njëjtë, vranë nëntë anëtarë të kësaj familje, e kështu vepruan më vonë edhe ndaj familjeve Mustafa, Makiqi dhe Bunjaku. Kujtojmë sot civilët e vrarë në Reznik. Nuk e harrojmë asnjëherë dhembjen e qëndresën e popullit tonë. Nuk i harrojmë të dashurit tonë që i humbëm në rrugën e vështirë deri te fitorja e çlirimi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se fshati Reznik në komunën e Vushtrrisë,  ishte bërë strehë për mijëra civilë shqiptar nga Drenica, që ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

“Civilët e pambrojtur qëndronin në kushte të rënduara, që e dëshmoi edhe komisionerja e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Sadako Ogata gjatë vizitës në shtator 1998, siç shihet në videon nga arkiva e AP”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit kosovar.

Ai është shprehur se nderojnë çdo ditë kujtimin për ta, sipas tij, duke u angazhuar për forcimin e Republikës së Kosovë. “Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika