25-vjetori i masakrës së Dubravës, Krasniqi: Kërkojmë drejtësinë e munguar për viktimat

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se masakra e Dubravës është shembulli që tregon se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb ka zbatuar planin gjenocidal të spastrimit etnik në Kosovë

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së.

Në 25-vjetorin e masakrës së Dubravës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo masakër është shembulli që tregon se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb ka zbatuar planin gjenocidal të spastrimit etnik në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se rrëfimet e të mbijetuarve të kësaj masakre janë dëshmi e gjallë të një krimi që nuk guxon të harrohet asnjëherë.

“Sot, duke nderuar kujtimin për të gjitha viktimat e kësaj masakre, kërkojmë drejtësinë e munguar për ta dhe familjet e tyre. Asnjëherë më! Lavdi!”, ka thënë Krasniqi.

25-vjet më parë, prej 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i ka vrarë brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i ka plagosur mbi 300 të tjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika