25-vjetori i Masakrës së fashtit Lubizhdë – Haradinaj njofton se po finalizohet shtëpia muze “Kulla e Qëndresës”

54 shqiptarë shumica nga ta të rinjë, në fshatin Lubizhdë të Hasit u ekzekutuan mizorisht, nga data 12 prill 1999 duke vazhduar për shumë ditë me radhë

Ramush Haradinaj në fshatin Lubizhdë të Hasit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e 54 shqiptarëve të vrarë mizorisht në fshatin Lubizhdë të Hasit.

54 shqiptarë, shumica nga ta të rinj, në fshatin Lubizhdë të Hasit u ekzekutuan mizorisht nga data 12 prill 1999, duke vazhduar për shumë ditë me radhë.

“Rajoni i Hasit dha shumë për atdheun. Shumë burra nga kjo tokë ishin gjithmonë aty për të dhënë kontributin për liri e çlirim”, ka shkruar Haradinaj.

“Derisa nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e heronive, jam i lumtur që në këtë ditë, në Lubizhdë po finalizohet shtëpia muze ‘Kulla e Qëndresës’, të cilës i patëm vu gurthemel”, shtoi tutje Haradinaj.

Siç tha Haradinaj, kjo kullë do të shërbejë si simbol i përkujtesës për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika