25-vjetori i masakrës së Mejës, Kurti dhe Osmani kërkojnë drejtësi për viktimat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës kanë kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës. Foto: EO

Në 25-vjetorin e masakrës së Mejës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani, kanë kërkuar drejtësi për viktimat dhe u zotuan se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë.

Masakrën e Mejës, presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar si “Srebrenica e Kosovës”, në të cilën u vranë 376 civilë shqiptarë.

“376 civilë të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë. 376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kosova në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fate njerëzore, Srebrenica e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore.

“Sibjet po mbahen 25 kur lufta e arriti kulmin e luftës para se të përfundonte në qershor të atij viti. Viti 1999 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidal, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në historinë elitës masakra në Mejë e Korenicë është më e madhja. Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë”, ka thënë i pari i shtetit.

Kurti është shprehur se edhe pas 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika