25-vjetori i rënies së Sali Çekajt me bashkëluftëtarë, Haradinaj: Flijimi i tyre, frymëzim për ta ruajtur lirinë me çdo çmim

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se flijimi i heroit të kombit, Sali Çekaj së bashku me bashkëluftëtarë është frymëzim për brezat e ardhshëm që lirinë ta ruajnë me çdo çmim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Sali Çekaj, i ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e tij.

“Heroi i Kombit Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht 25 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët; Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka folur për trimërinë dhe sakrificën e Batalionit “Atlantiku”, të cilët, sipas tij, iu përgjigjën kushtrimit për lirinë e atdheut.

Kreu i partisë opozitare ka theksuar se flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika