25-vjetori i zhdukjes së Ukshin Hotit, Gara: Politizimi i kësaj çështjeje nga Serbia, turpi i shekullit XXI

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit ka përkujtuar profesorin Ukshin Hoti, në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe zhdukjes me forcë të tij.

Gara ka thënë se u bë një çerekshekull që veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti, u rrëmbye dhe zhduk me forcë, teksa ka theksuar se ai po i mungon familjes, studentëve e mbarë shoqërisë e i mungon çështjes kombëtare e progresit që duhet të bëhet më hapa edhe më të përshpejtuar.

“Në këtë çerekshekulli, profesori i mungon familjes, studentëve e mbarë shoqërisë sonë, i mungon demokracisë e Republikës, i mungon çështjes kombëtare e progresit që duhet të bëhet më hapa edhe më të përshpejtuar. Një çerekshekulli, familjarët, shoqëria e institucionet kërkojnë përgjigje për fatin e profesorit mijëra personave të rrëmbyer e zhdukur me forcë”, ka shkruar Gara në Facebook.

Gara ka thënë se politizimi i çështjes së personave të zhdukur nga Serbia është turpi i shekullit XXI.

“Politizimi nga Serbia i këtij procesi është turpi i shekullit XXI”, ka vijuar tutje Gara.

Me rastin e 25-vjetorit të zhdukjes së Ukshin Hotit, Komuna e Rahovecit do të mbajë një organizim nga ora 19:00 në shtëpinë-muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe.

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pandriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti, u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues në disa universitete të Amerikës, ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar më 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burg.

Më 16 maj 1999, pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

May be an image of 1 person and text that says 'Komuna e Rahovecit 18h Mblidhemi më datë 16 maj- ditën e zhdukjes sẽ Prof. Ukshin Hotit 25 vjet nga zhdukja e Prof. Ukshin Hotit 16 maj 1999- 16 maj 2024 Data: 16 maj 2024 Ora: 19:00 Vendi: Shtëpia-muze e Ukshin Hotit, Krushë e Madhe Ku është Ukshin Hoti? Ai nuk i përket harresës! Kepuonikae Kepubikaenosoves Kosoves Komuna e Rahovecit UKSHIN HOTI'

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika