250 punëtorë të UP-së dhe Qendrës Studentore në grevë, shkak pagat e ulëta

FOTO:EO

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore, kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

E deri në plotësimin e kushteve, paralajmërojnë se nuk do ta ndërprejnë grevën, raporton Ekonomia Online.

Selatin Berisha, punëtor teknik, tha se shkaku i pagës së ultë nuk po ia dalin t’i mbulojnë shpenzimet.

“Punën e kemi ndalur, kemi hyrë në grevë, me 260 euro një njeri me ardh me punu qysh e mbulon shportën e familjes. Greva jonë është shumë e qartë, të rriten pagat diçka për punëtorë, dhe nëse nuk përmbushen kërkesat tona, do të shkojmë përsëri në grevë, nëse është puna edhe ta ndalim punën”, tha Berisha.

Kushte më të mira e pagë më të lartë po kërkon edhe Riza Shala, përfaqësues i Sindikatës Private të Kosovës.

“Po duam me i pas kushtet e barabarta me punëtoret teknikë që janë në Kosovë, në kuadër të shtetit. Nëse nuk realizohen kërkesat, ne do të vazhdojmë kështu, se jemi të diskriminuar që nga viti 2007. Kur atëherë a kanë privatizuar, kemi bërë ankesa po kot. Nëse nuk plotësohen kushtet, ne do të vazhdojmë me grevë”, tha Shala./EO

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika