26 komuna dorëzojnë padi ndaj MAShTI-t dhe MSh-së

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se 26 komuna kanë dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

26 komuna kanë dorëuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se dy ministritë ndaj të cilave do të dorëzojnë padi i kanë dëmtuar komunat në vlerë prej 35 milionë eurosh.

“Shkas për këtë padi është bërë kontrata kolektive e nënshkruar më parë, vlera e dëmeve tejkalon shumën e 35 milionë eurove, synimi është të kthehen në komunat e Kosovës. Do të dorëzojmë padi ndaj këtyre ministrive”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi theksoi se kjo shumë ishte dedikuar për investime kapitale në komunat e Kosovës.

Përveç 26 komunave të cilat kanë dorëzuar sot padi, Ibrahimi është shprehur se pritet që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe disa komuna të tjera.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika