26 vjet nga revolucioni i studentëve të Universitetit të Prishtinës

Sot janë bërë 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta. Të freskët këtë datë e kanë ata që ishin në krye të këtij organizimi

Këto pamje janë fotografia e parë që na vije para syve çdo 1 tetor.

Me shumë se dy dekada me parë, regjimi i Sllobodan Millosheviqit u përballë me lëkundjen e parë të pushtetit të tij në Kosovë.

Të njom për nga mosha por të vendosur për të drejtën e tyre për shkollim, studentet e profesor të  Universitetit të Prishtinës, organizuan protestat, të cilat kundërshtuan pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kërkuan kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku ishin dëbuar nga regjimi i kasapit të Ballkanit.

Përleshja me policët e regjimit të Milloshevicit nuk do t’i zmbrapste ata ndaj kërkesës së tyre.

“Prishtina ishte e mbuluar dhunshëm me shkrime e mbishkrime me flamuj të regjimit të Serbisë përfshirë edhe UP-në,  që në atë kohë ishte I pushtuar nga regjimi dhe stafi ishte dëbuar nga ambientet e Universitetit dhe për 7 vite ne studionim jashtë atij objekti”, ka thënë Driton Lajci- Njëri nga organizueset e protestave të vitit 1997.

Përpjekja për ndryshim të situatës nga ndërkombëtarët në atë botë nuk po sillte ndryshim, andaj studentëve shqiptarë ju mbeti vetëm një rrugë, për të cilën ishin të bindur se mund të u kushtonte me jetë.

“Ishim të vendosur, ishte e vetmja rrugë dhe ishin shterur mundësit e  tjera pasi kanë qenë disa marrëveshje por studentet mësonin nëpër shtëpi private dhe nuk shihej drita në fund të tunelit. Ne ishim kamikaze pasi ishim të gatshëm që të sakrifikohemi por ishim edhe kallauz pasi duhet të gjenim çelsin për këtë çështje”, shtoi ai.

26 vite pas, ndonëse jo në mënyrë të njëjtë, mirëpo tensione mes Kosovës dhe fqinjit verior ende ka.

Për këtë ish organizatori i protestave studentore ka një mesazh.

“Duhet të shërbej motivi e uniteti jonë në mënyrë që edhe sot karshi Serbisë të jemi unik dhe ti inkurajojmë personat që e ruajnë territorin e Kosovës”, tha Lajçi.

Në krye të këtyre protestave të viteve 90;ta ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në këtë 26 vjetor bëri homazhe tek varri I profesorit Ejup Statovci i cili ishte rektor i universitetit të Prishtinës në kohën kur kërkohej e drejta për Liri dhe Pavarësi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika