26 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë

Në cilësinë e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, më 23 dhjetor 1997, bëri shpalljen e zgjedhjeve të reja ”parlamentare dhe presidenciale” për datën 22 mars 1998

Ish-presidenti, Ibrahim Rugova

Në cilësinë e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, më 23 dhjetor 1997 bëri shpalljen e zgjedhjeve të reja ”parlamentare dhe presidenciale” për datën 22 mars 1998, të cilat, sipas KQZ-së, u mbajtën në 29 zona – njësi zgjedhore, për t’u zgjedhur presidenti dhe 130 deputetë, 100 prej të cilëve dilnin në zgjedhje të drejtpërdrejta, kurse 30 vendet të tjera shpërndaheshin sipas proporcionit.

Kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të 22 marsit 1998, ishte caktuar gjykatësi Tadej Rodiqi.

Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje morën pjesë dhjetë parti politike, tri asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës, Lidhja e Qytetarëve e Kosovës dhe tre kandidatë të pavarur për deputetë, dy nga Deçani dhe një nga Dragashi. Më 19 mars 1998, Ibrahim Rugova i bëri apel popullit të dalë masovikisht në zgjedhjet parlamentare e presidenciale më 22 mars.

Në apelin e Ibrahim Rugovës thuhej “Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 22 marsit në Republikën e Kosovës janë me rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore. Me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë, duke u afirmuar vota e lirë e qytetarëve. Me këto zgjedhje forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës, krijohen mundësi më të mëdha të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit civil. Me këto zgjedhje forcohen më shumë lidhjet e Kosovës me miqtë e saj të shumtë në botë, sidomos me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Në cilësinë e kryetarit të Republikës së Kosovës, ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime. Nga institucionet republikane e lokale kërkoj të bëhen përgatitjet e duhura për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 22 marsit. I ftoj qytetarët të votojnë për kandidatët parlamentarë e presidencialë të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, sidomos të LDK-së, dhe të partive tjera që kanë punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së tij”, pati thënë ish-presidenti Rugova. /KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika