26-vjetori i masakrës në Beleg, Osmani: Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Beleg, ku mbetën të vrarë 46 shqiptarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Beleg, ku mbetën të vrarë 46 shqiptarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Osmani ka thënë se kjo ka qenë një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe.

“Një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë dhe më pas ekzekutuan e masakruan 46 shqiptarë. Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilat në vitin 1999 nisën një ofansivë të egër ndaj popullatës civile. Edhe sot, pas kaq vitesh, fati i disa banorëve të zhdukur me dhunë nuk është zbardhur, ndaj plagët mbeten të hapura për familjet dhe për gjithë Kosovën. Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika