26-vjetori i masakrës në Tërnje të Therandës, Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varreve të të rënëve, të cilët u vranë mizorisht nga forcat e armatosura serbe.

Kurti theksoi se gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës.

“Ne përkulemi me nderim dhe gjithashtu me mirënjohje të thellë, e me falënderim të përzemërt për të gjithë ata të cilët kontribuuan për lirinë e popullit tonë, për çlirimin e Kosovës.

Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës dhe neve na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës, por e rëndësishme që ta forcojmë shtetin tonë, ta forcojmë shtëpinë e popullit ashtu që brezave të ardhshëm kurrë të mos iu bie që të vuajnë, të kenë dhembje, apo humbje çfarë kaluam ne.

Në veçanti, respekt i posaçëm për nënat shqiptare të cilat i rritën bijat edhe bijtë e tyre edhe për të qenë qytetarë të dinjitetshëm të Republikës, por edhe për të qenë luftëtare e luftëtarë të mëdhenj për lirinë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit! Lavdi të gjithë të vrarëve të atyre që dhanë jetën e u flijuan për lirinë e popullit mbarë nga fshati juaj, Tërnje”, tha ai.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika