26 vjetori i protestave studentore, Krasniqi: Lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se protestave studentore kanë lëkundur themelet e Jugosllavisë së atëhershme

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me 26-vjetorin e protestave studentore, duke thënë se i lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

“Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit. Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se kjo do të dëshmohej më 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Pjesa tjetër është histori! Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!”.

Këtë të diel janë mbushur 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Lëvizja Studentore organizonte protesta për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, të cilët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Lexo dhe: 26 vjet nga protestat studentore

Vite më parë regjimi kishte vendosur masa të dhunshme në universitet por përpos tyre ai dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika