26 vjetori i protestave studentore, Kurti bën homazhe tek varri i profesorit Ejup Statovci

Në 26-vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë sot homazhe tek varri i tij

Foto e publikuar nga Kryeministria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 26-vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Ejup Statovci, këtë të diel ka bërë homazhe tek varri i tij, së bashku me Bujar Dugollin, Driton Lajçin, Hajrullah Koliqin, Ahmet Gecën, Lulëzon Jagxhiun, Jeton Rexhën dhe Atdhe Hykollin.

“Duke e vlerësuar lartësisht kontributin e profesorit Statovci, pas homazheve kryeministri Kurti tha se ky nderim tek varri i tij tregon se nuk e harrojmë atë datë dhe shtoi se i kemi aq shumë borxh profesor Statovcit i cili Universitetin e Prishtinës e lartësoi edhe në aspektin ndërkombëtar e poashtu edhe atë politiko-shoqëror në kushte tejet të vështira”, njofton Kryeministria.

Bujar Dugolli ka thënë se profesori Ejup Statovci ishte në ballë bashkë me studentët dhe një shtyllë e madhe e përkrahjes që e pati lëvizja e studentëve.

Foto e publikuar nga Kryeministria

“Nga pjesëmarrësit u përkujtua dhe rektori Kelmendi i cili ishte pasues i rektorit Statovci, gjithashtu dhe veprimtarin e liderin studentor nga Mitrovica Ali Ahmeti për kontributin e dhënë për studentët, universitetin dhe shoqërinë”, thuhet tutje në njoftim.

Këtë të diel janë mbushur 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Lëvizja Studentore organizonte protesta për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, të cilët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Lexo dhe: 26 vjet nga protestat studentore

Vite më parë regjimi kishte vendosur masa të dhunshme në universitet por përpos tyre ai dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika