“27 orë në ajër në mbi 7 mijë metra lartësi”, specifikat e dronit “Bayraktrar TB-2”

Siç thuhet në faqen zyrtare të kompanisë Baykar, “Bayraktar TB2” mban rekordin në historinë e aviacionit turk për qëndrueshmëri (me 27 orë 3 minuta) dhe për lartësi (mbi 7 mijë metra)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së diel prezantoi dronët e shumëpritur në Kosovë “Bayraktar TB-2”, të cilët janë blerë nga Turqia.

Gjithashtu, Kurti bëri të ditur se oficerët e FSK-së e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

“TB2”, i cili është projektuar posaçërisht për qëllime ushtarake dhe taktike, duke përfshirë zbulimin, vëzhgimin dhe operacionet luftarake, është produkt i Baykar, një kompani turke e mbrojtjes. I zhvilluar në vitin 2014.

Droni “Bayraktar TB2” është i njohur për aftësitë e tij në lartësi të mesme dhe me qëndrueshmëri të gjatë. Siç thuhet në faqen zyrtare të kompanisë Baykar, “Bayraktar TB2” mban rekordin në historinë e aviacionit turk për qëndrueshmëri (me 27 orë 3 minuta) dhe për lartësi (mbi 7 mijë metra).

Droni operohet nga distanca nga një stacion kontrolli tokësor dhe përdor sisteme të avancuara për fluturim autonom, navigim dhe ekzekutim të misionit.

“TB2” ka provuar efikasitetin e tij me mbi 500.000 orë fluturimi operacionale. Që nga viti 2014, ky dron vazhdon të kryejë me sukses misionet në kuadër të Forcave të Armatosura Turke, Xhandarmërisë dhe Policisë Kombëtare Turke. Aktualisht, 257 platforma Bayraktar janë në shërbim të Turqisë, të Katarit, të Ukrainës dhe të Azerbajxhanit.

Specifikat e përgjithshme:

Hapësira e krahëve: 12 metra

Gjatësia: 6.5 metra

Lartësia: 2.1 metra (6.9 këmbë)

Pesha maksimale e nisjes: 650 kilogramë

Kapaciteti i karburantit: 240 litra

Motori:

Lloji: Motor me djegie të brendshme Rotax 912

Fuqia: 100 kuaj fuqi

Performanca:

Lartësia maksimale: 7,300 metra.

Shpejtësia maksimale: 250 kilometra në orë.

Shpejtësia e mesatare: 130 kilometra në orë.

Qëndrushmeria: Deri në 24 orë ( rekordi 27 orë 3 minuta).

Gama operacionale: 150 kilometra.

Shpejtësia e ngjitjes: 6 metra për sekond.

Komunikimi dhe kontrolli:

Gama e lidhjes së të dhënave: Deri në 150 kilometra.

Komanda dhe kontrolli: Operohet nga distanca nga një stacion kontrolli tokësor.

Autopilot: I pajisur me një sistem fluturimi autonom.

I aftë për të mbajtur dhe lëshuar municione të ndryshme të drejtuara, duke përfshirë:

MAM-L: Mikro-municion inteligjent i drejtuar me lazer.

MAM-C: Mikro-municione inteligjente të drejtuara me lazer me aftësi antitank.

Municione të tjera të drejtuara të pajtueshme me kapacitetin e ngarkesës së dronit.