27 raste të reja dhe asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 27 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 752 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 30 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 552.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 13 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 634 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 684.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 228.

Janë një milion e 822 mijë e 710 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më tre prill, në Kosovë një person e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika