Haradinaj-Stublla propozon mision të përbashkët diplomatik që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e ushtruar ndaj Kosovës

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar që MPJ-ja, Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Kosovës të nisin një mision të përbashkët diplomatik për të “informuar shtetet anembanë botës me informata kredibile dhe konfidenciale – duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit të ushtruar ndaj Kosovës”

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në një reagim për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ka kërkuar që MPJ-ja, Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Kosovës të nisin një mision të përbashkët diplomatik për të “informuar shtetet anembanë botës me informata kredibile dhe konfidenciale – duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit të ushtruar ndaj Kosovës”.

Në një postim në Twitter, Haradinaj-Stublla ka thënë se vetëm kërkimi i përgjegjësisë penale ndërkombëtare ndaj Serbisë do të zvogëlojë vetëbesimin dhe agresivitetin alarmant të saj kundrejt shteteve fqinje (Kosovë, Bosnje Hercegovinë, dhe Mal të Zi).

“Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, dhe Policia e Kosovës duhet të nisin një mision të përbashkët diplomatik për të informuar shtetet anembanë botës me informata kredibile dhe konfidenciale – duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit të ushtruar ndaj Kosovës, dhe duke kërkuar zvogëlimin e asimetrisë ekzistuese ndërkombëtare ndaj Kosovës në dialog, në mënyrë që të hapet përfundimisht rruga për paqe, stabilitet, dhe normalizim në Ballkan”, tha ajo.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

Ai u lirua të mërkurën nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Gjykata ia ndaloi daljen nga Serbia dhe e obligoi të paraqitet në stacionin kompetent policor dy herë në muaj.

Sipas Prokurorisë serbe, Radoiçiq dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, tha Prokuroria.

Radoiçiq i mohoi këto vepra.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika