Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 859 testime, 285 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.
Të dielën e 10 korrikut, sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 203 pacientë.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus është 2.169 ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje.
Të shtunën, tre persona humbën jetën nga COVID-19.