29 persona nga Kosova mbesin të bllokuar në aeroport në Spanjë pas përmbytjeve të fundit

Ekipi që e ka përfaqësuar Kosovën në garën në “Fia Motorsport Games” në Valencia gjatë fundjavës është bllokuar në aeroportin e këtij qytetit spanjoll pas përmbytjeve që kanë ndodhur.

29 pjesëtar të ekipit kanë mbetur të bllokuar në airoportin e Valencias, pasi që të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të motit të ligë e me vërshime shiut.

Kryetari i Federatës së Autosporteve të Kosovës (FASK), Ismet Rexhepi në “Magazina Informative” të Radio Dukagjinit, ka thënë se fillimisht s’kanë kërkuar ndihmë nga askush për shkak se ishin të bllokuar brenda Aeroportit.

“Kemi pasur fluturimin dje në 19;45. Deri në ora 16:00 ka pasur shi, s’ka pas informata që pritet të ndodh diçka me shumë. Kur jemi shkuar në aeroport, kemi pasur paralajmërime për vonesa ose mundet të ketë vonesa, anulim. Jemi futur kemi kryer procedurat, pikën e kontrollit, dorëzimi i bagazheve. Jemi përballur me grupe të tjera, deri në ora 13:00 na kanë shtyer vazhdimisht. Nga 19:00 deri 12:00, zero informacion. Pas orës 12:00 janë anuluar krejt fluturimet. Janë sygjeruar për largimin nga vendi dhe marrja  e bagazheve. Vështirë me vepru diçka tjetër. Edhe sigurimi I hotelit ka qenë I vështirë. Edhe qarkullimi tokësor u ndalu krejt. Jemi gjend si kemi mujtur dhe kemi ndejt mbi dysheme, pllaka, kemi kaluar kohën deri në mëngjes. Edhe këto momente skemi info. Duhet me prit deri në fluturimin tjetër, e cila është me datë 2 nëntor. S’kemi hapësira tjera, airoportet më të afërta Barcleona e Madridi. Janë bllokuar rrugët”, theksoi Rexhepi.

Ai po ashtu ka thënë se deri tash nuk ka asnjë kontakt as nga autoritetet e Kosovës

“Nuk jemi kontaktuar nga institucionet e vendit 29 persona në ekip. Nuk e dijmë se ku kemi me flejt, hotelet janë bllokuar, edhe rrugët. Dhomat I kemi por rrugët e mbyllura. Situatë e papërshtatshme.  Po sillemi rreth airoportit. Një diameter 3-4km, krejt të bllokuar nga shirat, mbeturinat, veturat. Jemi të rraskapitur pa gjumë. Nuk kemi me fjet”, vijoi Rexhepi.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika