Bosnja e Hercegovina sot shënon 29-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë.
Masakra që ndodhi atje më 11 korrik 1995, është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Para gati tre dekadave, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziq, lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën.
Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.
Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën.
Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.
Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës.
Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë.Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiq hyri në Srebrenicë.
Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.
Më 23 maj, Asambleja Parlamentare e OKB-së, e ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.
Përmes kësaj rezolute, 11 korriku njihet zyrtarisht si Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Qeveria e Kosovës shpall 11 korrikun ditë Përkujtimi për Gjenocidin në Srebrenicë