293 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri kanë rezultuar 293 qytetarë pozitivë me COVID-19

Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri prej 1,080 testimeve të kryera, 293 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

172 raste pozitive me COVID-19 janë në Tiranë. Deri më tani janë 1.387 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim nëntë pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 dhe janë shëruar 149 qytetarë.

Prej fillimit të pandemisë COVID-19 në Shqipëri janë konfirmuar 278 mijë e 504 raste, prej tyre 273 mijë e 620 janë shëruar, 1 mijë e 387 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3 mijë e 497 pacientë.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika