3 janari – ditëlindja e Anton Çettës

Të martën e 3 janarit shënon ditëlindja e Anton Çettës. Ai ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe i njohur për pajtimin e gjaqeve te shqiptarët në vitet e 90-ta. Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi Letërsinë e Vjetër Shqipe, Historinë e Letërsisë dhe Gjuhën Latine në Universitetin e Prishtinës

Anton Çetta

Anton Çetta lindi më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995.

Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe i njohur për pajtimin e gjaqeve te shqiptarët në vitet e 90-ta.

Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi Letërsinë e Vjetër Shqipe, Historinë e Letërsisë dhe Gjuhën Latine në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1968 ishte shef i Departamentit të Folklorit në Institutin e Studimeve Shqiptare në Prishtinë.

Që nga viti 1959, Çeta grumbulloi materiale folklorike nga të gjitha trevat e Kosovës.

Nga viti 1953 deri në vitin 1987 botoi 16 libra me folklor të mbledhur nga të gjitha trevat e Kosovës (këtu përfshijnë përralla, mite, balada, legjenda, këngë etj).

Në vitin 1990, ai ishte themeluesi i Komitetit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Çetta vdiq në Prishtinë në vitin 1995.

Më 30 prill 2010, Çetta është nderuar me çmimin “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova”, nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika