Nëse keni probleme për të fjetur natën, nuk jeni vetëm. Rreth 35 deri në 50 për qind i të rriturve në mbarë botën përjetojnë rregullisht simptoma të pagjumësisë.
Për shumë njerëz, vështirësia e të rënit në gjum lidhet me stresin. Kjo për shkak se stresi mund të shkaktojë ankth dhe tension, duke e bërë të vështirë të biesh në gjumë. Në disa raste, stresi thjesht mund të përkeqësojë problemet ekzistuese të gjumit.
Meditimi mund t’ju ndihmojë të flini më mirë. Si një teknikë relaksimi, mund të qetësojë mendjen dhe trupin duke rritur paqen e brendshme. Kur bëhet para gjumit, meditimi mund të ndihmojë në reduktimin e pagjumësisë dhe problemeve të gjumit duke nxitur qetësinë e përgjithshme.
Si mund të ndihmojë meditimi me gjumin?
Kur meditoni, ndodhin një sërë ndryshimesh fiziologjike. Këto ndryshime nxisin gjumin duke ndikuar në procese specifike të trupit tuaj.
Për shembull, në një hulumtim të vitit 2015 të botuar në JAMA Internal Medicine, studiuesit analizuan se si meditimi i ndërgjegjshëm preku 49 të rritur me probleme të mesatare të gjumit. Pjesëmarrësve iu caktua në mënyrë rastësore 6 javë meditim ose edukim për higjienën e gjumit. Në fund të studimit, grupi i meditimit përjetoi më pak simptoma të pagjumësisë dhe më pak lodhje gjatë ditës.
Sipas studiuesve, meditimi mund të na ndihmojë në disa mënyra. Problemet e gjumit shpesh rrjedhin nga stresi dhe shqetësimi, por meditimi përmirëson reagimin tuaj të relaksimit. Ai gjithashtu përmirëson kontrollin e sistemit nervor autonom, i cili redukton sa lehtë zgjoheni.
Meditimi gjithashtu mund të ndikojë në:
-rritjen e melatoninës (hormoni i gjumit)
-rritjen e serotoninës (pararendës i melatoninës)
-zvogëlimin e rrahjeve të zemrës
-uljen e presionit të gjakut
-aktivizimin e pjesëve të trurit që kontrollojnë gjumin
Trupi juaj përjeton ndryshime të ngjashme në fazat e hershme të gjumit. Si rezultat, meditimi mund të nxisë gjumin duke iniciuar këto ndryshime.
Si të meditoni?
Meditimi është praktikë e thjeshtë që mund të bëhet në çdo vend dhe në çdo kohë. Ju nuk keni nevojë për mjete ose pajisje speciale. Në fakt, e vetmja gjë që ju nevojitet janë disa minuta.
Megjithatë, krijimi i një rutine meditimi kërkon praktikë. Duke bërë kohë për meditim, do të keni më shumë gjasa të përfitoni prej tij.
Këtu janë hapat bazë të meditimit:
1.Gjeni një zonë të qetë. Uluni ose shtrihuni, në varësi të asaj që ju bën të ndiheni më rehat. Preferohet që të shtriheni nëse meditoni para gjumit.
2.Mbyllni sytë dhe merrni frymë ngadalë. Merrni frymë thellë dhe nxirrni frymën. Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj.
3.Nëse shfaqet një mendim, lëreni të largohet dhe ri përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj.
Gjersa provoni meditimin për gjumë, jini të durueshëm me veten. Një praktikë meditimi është pikërisht ajo – një praktikë. Filloni duke medituar për 3 deri në 5 minuta para gjumit. Me kalimin e kohës, ngadalë rriteni kohën në 15 deri në 20 minuta. Do ju duhet kohë për të mësuar se si ta qetësoni mendjen tuaj.