Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 76 testime në total, kanë rezultuar 3 raste të reja me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga COVID-19 janë shëruar 4 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Raste aktive mbeten 20 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 17 persona.
Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 836 mijë e 529 doza të vaksinës.
Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 826 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 286 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 810 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.
Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...
Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz.
Nga ROMEO ÇOLLAKU
Romani Lugina e lumit...