30 ditë arrest shtëpiak: Mehmetit iu konfiskua telefoni, Rifati ofron 10 mijë euro garancion

Mehmeti dhe Rifat e nuk mund të largohen nga vendbanimet e tyre dhe u ndalohet kontakti me personat që nuk jetojnë me ta. Nëse nuk respektohet vendimi, Gjykata mund t’i dërgojë në paraburgim

30 ditë arrest shtëpiak: Mehmetit iu konfiskua telefoni, Rifati ofron 10 mijë euro garancion

Gjyqtarit të basketbollit, të përjashtuar përjetë nga FIBA, Daut Mehmetit dhe trajnerit Arbnor Rifati, u është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

RTV Dukagjini ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë që kishte propozuar paraburgim për dy të dyshuarit për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve të basketbollit.

Në fakt, kërkesat e avokatëve të Mehmetit dhe Rifatit, ishin për lirimin e tyre, gjë e cila është refuzuar nga Gjykata.

Mehmeti dhe Rifat e nuk mund të largohen nga vendbanimet e tyre dhe u ndalohet kontakti me personat që nuk jetojnë me ta. Nëse nuk respektohet vendimi, Gjykata mund t’i dërgojë në paraburgim.

Sipas deklaratës së avokatit të Daut Mehmetit, Mehmet Berisha, klienti i tij ishte hetuar nga dy agjente të kompanisë angleze“Harrot”, kompanie e specializuar për kriminalistikë, e cila isht angazhuar nga FIBA për ta hetuar Mehmetin.

Berisha thekson se Mehmeti është dënuar nga FIBA me pëjashtim të përjetshëm, por shton se shtëpia e basketbollit botëror nuk kishte gjetur fakte se Daut Mehmeti është i përfshirë direkt në kurdisje. Mehmetit i ishte konfiksuar telefoni dhe ishte i obliguar që të dorëzonte të gjitha transaksionet bankare. Avokati i tij, ka thënë se Mehmeti është duke u hetuar që një vit e gjysmë dhe se nuk ka asnjë rrezik se ai mund të ikë nga Kosova.

Ndërkaq, në bazë të deklaratës së Florim Shefqetit, i cili mbron Arbnor Rifatin, ndaj klientit të tij janë bërë gabime faktike edhe sa i përket ndeshjeve për të cilat ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në kurdisje.

Përmendet dueli i datës 29 dhjetor të vitit 2020, Ylli – Vëllaznimi, e që sipas avokatit Shefqeti, ky takim nuk ka të bëjë fare me ekipin e Rifatit. Po ashtu, përmendet edhe ndeshjet Prizreni – Tirana dhe Prizreni – Drita.

Të dyja këto takime janë fituar nga ekipi që drejtohej nga Rifati. Deklaratën e gjatë të avokatit e mbështeti edhe Arbnor Rifati, i cili garantojë se do të jetë në dispozicion të gjykatës sa herë që kërkohet dhe është i gatshëm të paguajë garancion prej 10 mijë eurosh përmes llogarisë bankare të nënës së tij. Të gjithë këto u refuzuan.

Gjyqtari Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati u arrestuan të premten nga Policia e Kosovës. Ata dyshohen për përfshirje në kurdisjen e ndeshjeve të basketbollit. Fillimisht u ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse tani janë dërguar në arrest shtëpiak, ku do të qëndrojnë deri me 30 korrik.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika