30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë

Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Agron Gashit, i cili dyshohet për tentim vrasje, e cila ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës, ku mbetën të plagosur tre persona.

Ndaj tij, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa për të dyshuarën për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale, L.G., është caktuar arrest shtëpiak po ashtu prej një muaji.

Lajmin “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika