Tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.
Për këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi në Fcebook, duke thënë se përmes presidentit autokrat të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, skenari për thellimin e tensioneve.
“Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq. Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviq”, ka shkruara Haxhiu në Facebook.
Sipas Haxhiut, vlerat perëndimore dhe demokratizmi i shoqërisë duhet të jenë presion ndaj shtetit serb, pasi orkestrimi i institucioneve të drejtësisë nga Vucici nga pasoja ën Ballkan.
“Por për çfarë?
Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan.
Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve.
Policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë!”, ka shtuar Haxhiu