30 euro taksë shtesë nëse nuk paguhet fatura e rrymës brenda afatit

Duke filluar nga 1 gushti, konsumatorët e KEDS-it do të paguajnë taksë në total prej 30 eurosh për shkyçje e pastaj rikyçje në rrjet, nëse energjia elektrike nuk është paguar brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga dita e pranimit të faturës

Ky njoftim i disa ditëve më parë i KEDS-it po del të jetë edhe më problematik sesa pagesa e kësaj takse që u paraqit në fotografi që do të nis të zbatohet nga 1 gushti.

Siç njoftuan, një taksë e re për shkyçje prej 17.7 eurosh do të paguhet për konsumatorët që nuk e paguajnë rrymën brenda afatit.

Por, në fakt në total kjo do të shkojë në 30 euro, siç ka konfirmuar për Dukagjinin ZRRE-ja, për shkak se bëhet fjalë për dy tarifa të veçanta, një për shkyçje e një për rikyçje në sistem.

“Taksa e Shërbimit për Shkyçje për konsumatorët shtëpiakë është 15€, ndërsa taksa për Rikyçje për konsumatorët shtëpiakë 15. € . Përpara shkyçjes, ndërmarrja e energjisë duhet të dorëzoj tek konsumatori, Njoftimin paralajmërues për shkyçje, i cili do t’i dërgohet konsumatorit, ky njoftim do të përmbajë masat që do të ndërmerren ndaj konsumatorit, përfshirë edhe shkyçjen, në rast se ai nuk kryen veprimet e specifikuara në njoftimin paralajmërues brenda afatit të përcaktuar kohor”, thuhet tek ZYRA E RREGULLATORIT TË ENERGJISË.

Deri në 60 euro shkon kjo shumë për bizneset kurse e gjitha bazohet në rregulloren që vet ZRRE-ja e ka miratuar.

“Parasheh që gjithë ata konsumatorë që janë subjekt i shkyçjes për shkak të mos pagesës,  për një kohë të caktuar pra, brenda afatit ligjor, do duhet të paguajnë një taksë prej 15 euro që bashkë me taksë shkon në 17.7 euro”, deklaroi Lulzim Krasniqi, zëdhënës  në KEDS

Fillimin e zbatimit të këtij vendimi juristët po e konsiderojnë legjitim vetëm se thonë që është lehtë të manipulohet me të.

“Mendoj që duhet të shikohen urgjentisht nga ZRrE afati ligjor prej 15 ditësh është shumë i shkurtër duke e ditur që njerëzit mund të jenë duke jetuar jashtë, mund të jenë në udhëtime jashtë vendit”, deklaroi Asdren Bytyqi, avokat.

Shkyçja për mos pagesë mund të zbatohet vetëm si masë e fundit sipas dispozitave të Rregullës për Shkyçjen dhe Rikyçjen e Konsumatorëve në Sektorin e Energjisë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika