30 gushti – Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Të mërkurën e 30 gushtit shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Fotografi ilustruese

30 gushti është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë.

Për të shënuar këtë ditë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Gjithashtu, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, do të organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Homazhet do të fillojnë nga ora 10:00.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth gjashtë mijë e 500 persona.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve./KP

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika