30 mijë euro pretendohet se u paguan për vrasjen e gruas së Naim Murselit

Naim Murseli është arrestuar me dyshime se ka paguar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli, në një grabitje të armatosur. Personi i dytë që ka kryer vrasjen është arrestuar dhe ka pranuar para organit hetimor se është paguar për të kryer krimin. Shuma prej 30 mijë eurosh dyshohet se është çmimi që ka kushtuar për këtë veprim kriminal

Një shumë prej 30 mijë eurosh dyshohet se është çmimi që kushtoi për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit.

Ky i fundit u arrestua gjatë ditës së sotme nën dyshimet se e pagoi vrasjen e gruas së tij.

I dyshuari i dytë si autor i vrasjes u arrestua dhe në deklarimin e tij para organeve të hetuesisë, ai kishte thënë se u pagua për ta kryer vrasjen.

Policia kishte lokalizuar dhe identifikuar vendndodhjen e të dyshuarit në Gjakovë, përderisa po kryhen kontrolle policore në dy lokacione atje.

E për Naim Murselin, siç mëson KALLXO.com, ai ende nuk është deklaruar për ngjarjen, pra ende as nuk ka mohuar e as pohuar rrëfimin e të dyshuarit për vrasjen.

Vrasja e Liridona Murselit fillimisht u raportua se ajo ishte qëlluar me armë zjarri gjatë një grabitjeje të armatosur që ndodhi në veturën e Naim Murselit, në të cilën ndodheshin edhe fëmijët e tij.

Hetimet intensive të njësisë së hetimeve për vrasjen, rezultuan sot me arrestimin e dy personave për këtë ngjarje.

Naim Murseli dhe personi i dytë i arrestuar, tashmë po dyshohen se ai i pari kreu pagesën për vrasjen e i dyti dyshohet se kreu krimin.

Ndryshe, më 30 nëntor, Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi ajo bashkë me burrin e saj dhe fëmijët u bënë cak i një grabitjeje.

Vrasja u krye me armë zjarri, përderisa autorët u larguan nga vendi i krimit me shpejtësi.

Përndryshe, viktima ishte edhe shtetase e Suedisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika