31 persona të lënduar nga festa në Buenos Aires

Miliona argjentinas kanë dalur rrugëve të Buenos Aires të martën për të festuar titullin e botës dhe për të pritur futbollistët që u kthyen nga Katari, por festa ka dalë jashtë kontrollit

Ilustrim

Të martën në qytetin e Buenos Aires u festua për fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar 2022.

Rrugët e qytetit u pushtuan nga miliona njerëz, që siç raportojnë mediat ndërkombëtare afro 4 milionë njerëz kanë dalur për të festuar këtë fitore të madhe dhe për të pritur lojtarët argjentinas të cilët po ktheheshin nga Katari. Lojtarët është dashur të lëvizin me helikopterë, pasi autobusi me të cilin ata po parakalonin, është bllokuar nga turma e njerëzve.

Në mesin e personave që po festonin, 31 prej tyre u lëndur dhe u është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa 16 prej tyre kanë përfunduar të shtruar në spital. Shifra të tilla u bën të ditura nga media argjentinase “Argentina.detailzero”.

Tutje, thuhet se të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, por që rastet nuk janë serioze.

Kësisoj, pas lëndimeve dhe bllokimit të lojtarëve atëherë parada e festimit është ndalur.

Ndryshe, Argjentina të dielë ka fituar titullin e botës dhe Lionel Messi ka fituar Kupën e Botës duke u shpallur lojtari më i mirë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika