31 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në Universitetin e Prishtinës

Të martën e 28 qershorit 2022 shënohet 31-vjetori i masave të dhunshme serbe mbi arsimin e lartë në Kosovë, veçanërisht në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Në vitet e 90-ta pushteti serb kishte synime të qarta për shkatërrimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Nga i pari i pushtetit serb gjatë asaj periudhe, Sllobodan Millosheviq, arsimi në Kosovë, në veçanti Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, mori goditje serioze.

Qendra Universitare nuk ishte më streha e studentëve dhe as e profesorëve shqiptarë.

Kuvendi i Serbisë vendosi masa të dhunshme në Universitetin e Prishtinës, si pasojë semestri veror i vitit akademik 1990/91 u mbyll më 28 qershor 1991.

Gjatë vitit të ri akademik, udhëheqja e regjimit serb e rriti numrin e studentëve, duke përfshirë studentë serbë të sjellë nga viset e ndryshme të Serbisë dhe të Malit të Zi.

Më 21 gusht 1991 Grupi i Helsinkit në Vjenë, lëshoi një deklaratë duke thënë se arsimi në Kosovë nuk është shkatërruar nga Serbia.

Në fillim të vitit 1992, përgjegjësit e arsimit në Kosovë synuan të gjenden mundësitë që arsimi në Kosovë të rifillojë.

Më 14 shkurt 1992 Universiteti i Prishtinës, njoftoi se më 17 shkurt 1992, mësimi në nivelin universitar do të fillonte në shkollë-shtëpi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika