Pesë vjet më parë, Kosova u bë me ushtri

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri

14 dhjetori i vitit 2018 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së shtetit të Kosovës.

Pesë vjet më parë, Kosova u bë me ushtri.

Vendimin madhor e morën deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me 106 vota pro dhe një abstenim, votuan tri ligjet që ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por pa iu ndryshuar emri.

Ligjet që u miratuan: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

Në seancën për ushtrinë, nuk kishin marrë pjesë deputetët serbë, të cilët e kishin kundërshtuar transformimin.

Ky vendim i të zgjedhurve të popullit u cilësua si vendim historik, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika