32 persona humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një minierë nefriti në Azi

Një rrëshqitje e madhe e dheut ka shkaktuar një tragjedi të rëndë në një minierë nefriti në veri të Mianmarit. Shërbimi lokal i zjarrfikësve ka njoftuar se të paktën 32 persona humbën jetën në ngjarjen e ndodhur në qytetin malor të Hpakant, në shtetin verior të Kachin

Vendi i rrëshqitjes së dheut të minierës në Hpakant, shteti Kachin, Myanmar më 15 gusht.

Të paktën 32 persona humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një minierë nefriti në veri të Mianmarit, njoftoi sot shërbimi lokal i zjarrfikësve për CNN.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në qytetin e largët dhe malor të Hpakant në shtetin verior të Kachin të dielën, tha Sa Tay Za i Departamentit të Shërbimit Zjarrfikës në Hpakant.

Të gjitha viktimat sipas mediave të huaja janë burra.

Shembja e një shkëmbi rëre kishte dërguar ujë në një liqen aty pranë dhe kishte bllokuar minatorët, raportoi gazeta shtetërore “Global New Light of Myanmar”.

Ndryshe, Myanmari prodhon rreth 70% të nefritit në botë dhe Hpakant është shtëpia e disa prej minierave më të mëdha dhe më fitimprurëse të nefritit në botë, me vlerë miliarda dollarë.

Industria, e nxitur kryesisht nga kërkesa nga Kina fqinje, është e mbushur me konflikte, korrupsion, shfrytëzim dhe praktika shkatërruese mjedisore, sipas grupit mbikëqyrës jofitimprurës “Global Witness”.

Grupi vlerësoi se industria e lodhit të Mianmarit kishte vlerë rreth 31 miliardë dollarë në 2014, gati gjysma e PBB-së zyrtare të vendit atë vit.

Megjithatë, vlera e saktë e industrisë nuk dihet, pasi është kryesisht e parregulluar. Instituti i Qeverisjes së Burimeve Natyrore, një grup avokues, e ka renditur sektorin e gurëve të çmuar të Mianmarit si një nga më të errëtit në botë.

Minatorët janë shpesh emigrantë të varfër nga pjesë të tjera të vendit dhe janë në rrezik të vazhdueshëm të vdekjes dhe lëndimit nga rrëshqitjet e dheut.

Ndryshe, më shumë se 160 njerëz vdiqën, pasi shiu i dendur shkaktoi një rrëshqitje dheu në një minierë nefriti në Hpakant në vitin 2020. Gjithashtu, një fatkeqësi e ngjashme vdekjeprurëse kishte ndodhur në po të njëjtën zonë në vitin 2021, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika