32 shpresa olimpike përfitojnë bursa nga Komiteti Olimpik

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontrata me 32 bursistë, të cilët do të mbështeten nga institucioni më i lartë i sportit në vend

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkroi kontratat me 32 bursistë “Shpresa Olimpike 2023”, të cilët do të mbështeten nga KOK-u.

Sportistët të cilët janë përfitues të kësaj burse i takojnë moshave 14-21 vjeç, dhe do jenë përfitues të 150 eurove në muaj gjatë tërë këtij viti.

Pas nënshkrimit të kontratave foli presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili tregoi se numri i bursistëve është rritur nga 25 në 32.

“Bursistët, që vijnë nga 17 federata sportive olimpike, janë përzgjedhur nga komisioni i sportit, ndërsa të gjithë këta vlerësohen që kanë potencial për të ardhmen”, ka theksuar Krasniqi.

Në emër të federatave, kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të KOK-ut, duke thënë se sportistët duhet të punojnë shumë, në mënyrë që të shpërblejnë mbështetjen e KOK-ut.

Në anën tjetër, në emër të sportistëve, foli skitarja Lirika Deva, e cila falënderoi KOK-un për mbështetje, derisa shpreson që bursa do t’iu ndihmojë për përgatitje dhe gara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika