320 persona janë dënuar për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëkohësisht udhëheqës i Departamentit special për krime të luftës, Ivan Mateshiq, ka thënë se një numër i madh i këtyre personave janë duke u gjykuar për momentin

Që nga viti 2004, Prokuroria Speciale e Bosnjë dhe Hercegovinës ka arritur të ngre padi për krime lufte ndaj mbi 1 mijë personave.

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëkohësisht udhëheqës i Departamentit special për krime të luftës, Ivan Mateshiq, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se një numër i madh i këtyre personave janë duke u gjykuar për momentin.

“Një numër i madh të personave janë duke u ndjekur penalisht dhe për ata akoma nuk kemi marrë as vendime nga shkalla e parë dhe as aktvendime. Megjithatë, ajo që mund t’ju them është se janë 320 të dënuar, pra 320 persona janë të dënuar për krime të luftës dhe së bashku janë të dënuar me mbi 3500 vite burgim” – tha Mateshiq për “Kallxo Përnime”.

Ai ka shtuar se në këtë shifër të dënuarish hyjnë edhe komandantë të njësive të caktuara, komandantë të korpuseve.

“Pra, kemi njerëz nga kuadrot drejtues të formacioneve të caktuara ushtarake, kemi nga kuadrot e mesme, por me siguri më së shumti kemi nga, mos të them kryes të thjeshtë, por kryes konkretë të veprave të caktuara penale. Për shembull, kemi Sakib Mahmulin, është gjeneral i cili është i dënuar me tetë ose dhjetë vjet burg. Kemi edhe të tjerë që janë në fazën e gjykimit” – tha tutje ai.

Ndryshe, lufta në Bosnjë e Hercegovinë nisi në vitin 1992 dhe përfundoi në vitin 1995.

Sipas një raporti të RDC, të publikuar në qershor të 2012-s, ishin gjithsej 101,040 të vdekur ose të zhdukur, nga të cilët 61.4 për qind ishin boshnjakë, 24.7 për qind ishin serbë, 8.3 për qind ishin kroatë dhe më pak se 1 për qind ishin të etnive të tjera, me 5 për qind të tjerë, përkatësia etnike e të cilëve nuk u deklarua.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika