33 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës nga Serbia

Më 5 korrik të vitit 1990, forcat ushtarake serbe me urdhër të qeverisë së Slobodan Millosheviqit me masa të dhunshme ndaluan transmetimin e Radio Televizionet të Prishtinës. 33 vjet pas kësaj ngjarje që shpërfaq brutalitetin e regjimit që vrau mbi 13 mijë kosovarë, ish-gazetarë të RTP-së rrëfejnë për dhunën e ushtruar dhe në anën tjetër solidarizimin dhe rezistencën e pashoq të mbi 1 mijë e 300 shqiptarëve që u dëbuan nga puna

Me mbylljen e gazetës Rilindja dhe Radio Televizionit të Prishtinës, Millosheviqi deshi që popullit t’i hiqej dhunshëm gazeta nga duart, televizioni nga sytë, e radio nga veshët.

Viti 1990 shënon periudhën e ndarjes dhe diferencimit të shqiptarëve në Kosovë, përkundër se ishin shumicë.

Autonomia u suprimua, nga shkollat dhe puna u përjashtuan, tash ishte radha që të pushtohen mediat.

“Presioni ishte i jashtëzakonshëm, i kishim dy policë në studion e televizionit të Prishtinës, brenda një në studio një në galeri edhe në teknik. Kështu që ishin sinjale që Beogradi do të ndërmarrë masa të dhunshme”, ka thënë Nuhi Bytyçi, ish-gazetar i RTP-së.

Më 5 korrik në orën 15:15 minuta, forcat policore hynë dhunshëm dhe ndërprenë edicionin e lajmeve në gjysmë.

“Na penguan që të punojmë në mënyrë të pavarur, ata na thanë që ju mund të vazhdoni punën mirëpo tash vjen drejtori i ri, edhe punoni sipas direktivave të tij. Ne asnjë gazetarë, asnjë redaktor i televizionit të Prishtinës nuk ka pranuar që të punojë sipas diktati të Beogradit”, ka deklaruar Bytyçi.

Por jo të gjithë braktisën zyrat e televizionit. Shumë pak mbetën me regjimin e Millosheviqit, shumica iu bashkua kauzës së popullit.

“Në RTP kemi punuar bashkërisht 1700, vetëm shqiptarët që jemi të dëbuar nga puna kanë qenë 1300, ndërsa në RTK janë kthyer dikur 300-400, njerëz të tjerët janë të papunë ose tash në mëshirën e kohës”, ka thënë Qemajl Sokoli nga Këshilli Grevist i Punëtorëve të RTP-së.

Sakrifica për lirinë, punëtorët i la pa punë e pa të mira financare nga trashëgimia pronësore.

“Jemi në procesin gjyqësor dhe po presim epilogun ose përfundimin e mirë, kurse 20% varet prej Qeverisë dhe AKP-së. AKP po sillet si skllavo-pronare ndaj ndesh edhe ndaj të tjerëve, sepse ajo po gëzon të gjitha frytet tona e neve po na ka lënë kurrkund hiq”, ka thënë ai.

Pas përfundimit të luftës u themelua Radio Televizioni i Kosovës i cili nisi punën në ndërtesat e ish-RTP-së.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika