Homazhe erdhi për ti bërë, vetëm se tash në cilësin e ministrit. Por, Liburn Aliu, i ka ende të freskëta kujtimet e përjetimet më heroin e kombit, Afrim Zhitia.
Ndonëse i ri në periudhën kur heroi ishtë bërë emer i lakuar nëpër shtyp dhe jo vetëm, të qenurit nga një familje ishtë shkas që kujtimet më të të lidhenë më lojrat fëmijrore.
“Periudha para burgut unë kamë qenë fëmij dhe ai ka qenë djali I dajës që më ka ndihmu më zënë peshkë, e kom mësuar bicikletën nga ai, nga Afrimi. Pastaj përiudha e burgut, kur ne ishim rrit, ishim frymëzuar më rezistencën e tyre në burgë, në momentin se si flitej tekë ne familjarët se si mbijetojnë ata në burgë. Qëndresa e tij e parë, është para gjyqit kur nuk është penduar për atë që e ka bërë”, ka theksuar Aliu.
E në 33-vjetorin e rënies së heronjëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, është motra e heronit Zhitia, Sadetja ajo e cila e ka të freskët momentin e fundit më vellain e saj.
” Kur jemi ndrë për herë të fundit, porosia e tij ka qenë që kurrë të mos e ulim kokën dhe sidomos unë si vajzë të jem një shembull i mirë për motrat e atyre që do të bien për luftën për liri, dhe të jem një shembull i mirë për gruan shqiptare në emancipimin dhe kërkimin e barazisë, ky është momenti më i bukur”, ka thënë Zhitia.
Për ti nderuarar dy heronjët, gjatë ditës homazhe pranë varreve të tyre kanë bërë, përfaqsues të intutucioneve, bashkëluftëtarë e familjarë të cilët thanë se Afrimi e Fahriu ishinë shembull më kuptimplot të cilët frymëzuanë edhe brezat që erdhën pas.
“Mijëra djem e vajza në vitin e 99-ta, u bashkuan në UÇK-në, duke përjetësuar shembullin e Afrimit dhe të Fahriut se si me pushkë në dorë duhet t’i dilet përpara okupatorit dhe nëse është nevoja të jepet jeta e të sakrifikohet ajo për lirinë e popullit tonë dhe të brezave të ardhshëm”, është shprehur Konjufca.
“Afrim Zhitija dhe Fahri Fazliu janë pishtarë të lirisë, ata që ndriquan rrugën për liri shumë luftarëve të zotë e të mendimtarëve, lavdi jeta e vepra”, ka theksuar Haradinaj.
Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, pas një përballje të pabarabartë me forcat serbe.