Në javën e fundit, vendi po përballet me një rritje të numrit të intervenimeve të zjarrit nga zjarrfikësit në fusha malore.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka bërë të ditur se për muajin korrik janë regjistruar gjithsej 341 intervenime, ku 44 prej tyre kanë qenë në mbeturina, 59 në bare të thatë, 12 intervenime normale dhe 77 në hamullore.
“Është një rritje drastikisht e madhe”, ka thënë komandanti Gashi.
Ai ka theksuar se për këto lloje të zjarreve ende nuk është konstatuar ndonjëherë se janë shkaktuar nga temperaturat e larta, duke theksuar se faktorët njerëzorë janë shkaktarët kryesorë.
“Nuk domethënë se ata qëllimisht po e ndezin zjarrin për të shkaktuar dëme të tjera, por është bërë një lloj praktike që ato mbetjet që mbesin pas korrjeve të shiut si duket po e shohin ndezjen e tyre, pa llogaritur që mund të shkaktohen dëme të madhe”, ka theksuar ai.
Komandanti Gashi gjithashtu ka thënë një mungesë të zjarrfikësve në kryeqytet.
“Me regjistrimin e fundit në bazë të banorëve, Prishtina së paku duhet t’i ketë së paku 150 zjarrfikës, sot i ka 74”, ka thënë.