35 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë me vlerë 35 mijë e 400 euro për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë me vlerë 35 mijë e 400 euro për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit.

Sipas njoftimit të publikuar në e-Prokurimi, dekorimi në këtë vit i është dhënë kompanisë “Finesë Design SH.P.K”.

Kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, derisa për këtë tender ishin paraparë 50 mijë euro.

“Dekorimi i shtëpizave të Tregut Dimëror të Komunës së Prishtinës në bulevardin “Xhorxh Bush” me ndriçim led dhe simbolin e Tregut Dimëror. Logo e Verë N ‘Dimër në shtëpiza, nga materiali forex me dimenzione 30cm x 60cm, e mveshur me ndriçim dekorativ. Vërejtje: Në çmim duhet të llogaritet dekorimi me ndriçim led dhe poashtu simboli–Logo e Tregut dimëror në bazë të dizajnit të propozuar nga OE fitues” thuhet në dosje.

Për këtë tender kishin aplikuar tri kompani, por kompania me çmimin më të ulët ka fituar tenderin.

Kompania fituese kishte aplikuar me 35 mijë e 400 euro.

Ndërsa kompania “AGRI Bau” kishte ofertuar me 46 mijë e 800 euro dhe kompania “Adhurim Haraqia” me 46 mijë e 965 euro.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika