35 të burgosur pranojnë certifikata për aftësim profesional në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të aftësimit profesional për të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe përballjes me sfida të reja

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me zëvendësuesin e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, kanë shpërndarë 35 certifikata të aftësimit profesional për të burgosurit.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë, aftësimi i tyre ka përfshirë lëmenjtë e ndërtimtarisë, automekanik, instalim të ngrohjes, axhustatorë, etj.

“Certifikatat e aftësimit profesional jo vetëm që do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një të ardhme më të mirë, por gjithashtu do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të krimit në shoqëri. Kjo përpjekje për të ofruar mundësi për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja është një hap drejt riintegrimit të tyre në shoqëri dhe një kontribut i rëndësishëm për të shmangur përsëritjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.

Ministrja Haxhiu, në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të aftësimit profesional për të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt riintegrimit të tyre në shoqëri dhe përballjes me sfida të reja.

Gjithashtu, ajo shprehu besimin se aftësitë e fituara në fushat e ndërtimtarisë, automekanikës dhe lëmenjve të tjera do të ndihmojnë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit.

Pas shpërndarjes së certifikatave, ministrja Haxhiu vizitoi edhe Institutin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

Në këtë institucion, ajo takoi stafin dhe personat të cilët janë në trajtim, duke treguar vullnetin e saj për të mbështetur dhe ndihmuar këtë kategori.

“Vizita e ministres Haxhiu edhe një herë rikonfirmon kujdesin e duhur ndaj personave me nevoja të veçanta, ndërsa gjithashtu reflekton përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të ndryshuar dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë në vend”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika