36 mijë qytetarë në Kosovë bartin armë me leje

36 mijë qytetarë posedojnë armë me leje në Kosovë. MPB-ja thotë se legalizimi do të vazhdojë teksa njohës të sigurisë vlerësojnë se armët me leje janë të parrezikshme, por numri i tyre konsiderohet i vogël në krahasim me 250 mijë armët ilegale në qarkullim

Ilustrim

Ajo që dihet është se numër i madh i armëve pa leje qarkullojnë në Kosovë.

Megjithatë një numër i konsiderueshëm i kosovarëve janë kujdesur që të pajisen me leje për armët që mbajnë.

E, të tillë janë 36 mijë e 15 qytetarë.

Këto janë statistika zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MPB ka thënë për RTV Dukagjini se procesi i legalizimit do të vazhdojë edhe më tutje.
Grafikë: Ministria e Punëve të Brendshme

“MPB ka realizuar një periudhë të legalizimit të armëve (ku janë dorëzuar 2000 kërkesa) dhe ka në plan që sa më shpejt që është e mundur të shpallë fushatat e legalizimit dhe dorëzimit të armëve varësisht nga ecuritë të hartimit të politikave. Janë lëshuar 1800 pëlqime në procesin e legalizimit. Kosova ka pasur strategjinë për armët e vogla dhe të lehta 2017-2021 dhe është në proces të miratimit të strategjisë së re 2022-2024″, ka thënë MPB.

Një politikë të tillë e sheh si pozitive njohësi i fushës së sigurisë, Drizan Shala.

Sipas tij, armët me leje nuk paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës.

Drizan Shala, Njohës i sigurisë

“Çdo armë që kalon procedurën administrative dhe lejen për tu përdorur nga përdoruesit e tyre, nga pronarët, ku dihet se lejet që lëshon Ministria e Brendshme janë leje rekreacioni, leje për koleksion të armëve të caktuara, pra këto armë nuk paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës. Sepse dihet ata që marrin leje duhet ta kalojnë një filter të sigurisë”, është shprehur Shala.

Megjithatë Shala kritikon Ministrinë për procedurat e komplikuara për pajsije me leje për armëmbajtje.

“Të ketë një shkurtim të aspektit administrativ ku për tu pajisur me një armë të cilën qytetarët e përdorin për rekreacion most ë ketë një procedurë të tejzgjatur”, ka shtuar ai.

Në bazë të statistikave në Kosovë gjenden rreth 250.000 armë ilegale në posedim të qytetarëve.

Çdo vit, Policia konfiskon mesataraisht 1500 armë ilegale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika