4 korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-së

Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkërisht Deklaratën e Pavarësisë

Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkërisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Por në kombin në zhvillim, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishin planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut.

Si u kthye në traditë shpërthimi i fishekzjarrëve në 4 korrik?

Shpërthimi i fishekzjarrëve ka qenë pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë që në krye të herës.

John Adams, një prej etërve që themeluan Amerikën, e kishte të qartë se çfarë domethënie do të kishte kjo festë.

Përkujtimi i pavarësisë së Amerikës “duhet të kremtohet plot madhështi, me parada, shfaqje, lojëra, sporte, kambana, zjarre dhe ndriçime nga njëri skaj i kontinentit te tjetri, tani dhe përgjithmonë”, shkruante ai në një letër drejtuar bashkëshortes, Abigail në 3 korrik të vitit 1776.

A i ka refuzuar ndonjë president festimet?

Nga presidenti George Washington deri te Joe Biden e kanë festuar lindjen e kombit më 4 korrik, me një përjashtim: Adams.

Sipas një letre drejtuar bashkëshortes së tij, presidenti Adams refuzoi të festonte festën më 4 korrik, sepse mendonte se 2 korriku ishte dita e vërtetë e Pavarësisë. Pse? Sepse Kongresi Kontinental votoi në favor të rezolutës për pavarësinë më 2 korrik 1776, megjithëse Deklarata e Pavarësisë u miratua zyrtarisht vetëm dy ditë më vonë.

Ai ishte aq i vendosur sa refuzoi ftesat për festivale dhe ngjarje të tjera, edhe kur shërbeu si presidenti i dytë i vendit. Ironikisht, presidentët Adams dhe Thomas Jefferson, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë, vdiqën të dy në 50-vjetorin e miratimit zyrtar të dokumentit, 4 korrik 1826, shkruan VOA.

Sa të përhapura janë fishekzjarrët?

Shitjet e fishekzjarrëve janë rritur me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit.

Statistikat e Shoqatës Amerikane të Piroteknikës tregojnë se në vitin 2000, konsumatorët amerikanë shpenzuan 407 milionë dollarë për fishekzjarrë.

Deri në vitin 2022, kjo shifër u rrit në 2.3 miliardë dollarë. Kërcimi më i madh erdhi gjatë pandemisë COVID-19, kur shfaqjet me fishekzjarrë u ndërprenë. Shitjet e fishekzjarrëve kapërcyen nga 1 miliard dollarë në 2019 në 1.9 miliardë dollarë në 2020.

Sipas Shoqatës, shitjet pritet të rriten edhe me 100 milionë dollarë të tjera këtë vit, kjo ndihmuar dhe nga fakti se 4 korriku qëllon të jetë ditë e martë, duke u dhënë mundësi amerikanëve të shijojnë një fundjavë të gjatë katërditore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika