4 muaj burgim ndaj të akuzuarit për blerje të sendeve të përfituara me vepër penale

Është shpallur aktgjykimi dënues ndaj të akuzuarit, Trim Baraku për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, duke e dënuar me 4 muaj burgim

Gjykata Themelore e Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit, Trim Baraku, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, duke e dënuar me 4 muaj burgim efektiv.

Baraku është po ashtu njëri nga të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë, në nëntor të vitit të kaluar.

Nga zyra e gjykatësit të rastit, Sabit Sadikaj, kanë bërë të ditur se aktgjykimi ndaj Barakut u shpall të martën.

I akuzuari e kishte pranuar fajësinë në seancën e mbajtur më 29 mars 2024, duke pranuar se i kishte blerë gjërat për të cilat akuzohej.

Ndryshe, në këtë rast, së bashku me të akuzuarin, Baraku për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, akuzohet edhe Endrit Maxhuni, i cili ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e datës 14 mars 2024 dhe ndaj të njëjtit është veçuar procedura.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 11 gusht 2022, thuhet se i akuzuari Endrit Maxhuni më 22 dhjetor 2021 rreth orës 11:00 në Prishtinë e kishte blerë sendin-veturën “Opel Astra”, për të cilën ka pasur mundësi ta dinte se është e përfituar përmes veprës penale me një çmim joproporcional-real. Andaj, me këto veprime ngarkohet se ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Kurse, në pikën dy të aktakuzës akuzohej Trim Baraku, i cili thuhet se më 16 dhjetor 2021 rreth orës 15:00 në Prishtinë e kishte blerë veturën, një zinxhirë të arit dhe një laptop, me një çmim joproporcional-real.

Andaj, me këto veprime ngarkohej për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, ndaj Maxhunit dhe Barakut është ngritur aktakuzë me kërkesë për shqiptimi të urdhrit ndëshkimor.

Ndryshe, i akuzuari Trim Baraku dyshohet për përfshirje në rastin e grabitjes së një argjendarie në “Suharekë” më 22 nëntor 2023, e për të cilin rast gjendet nën masën e paraburgimit bashkë me të dyshuarit Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakolli. /Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika