4 raste të dhunës të shtunën në Kosovë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se nga katër rastet për dhunë në familje, dy raste kanë ndodhur në komunën e Lipjanit, një në Prishtinë dhe një në Obiliq

Policia e Kosovës

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë të dielës, bën të ditur Policia e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se dy nga rastet kanë ndodhur në komunën e Lipjanit, një në atë të Prishtinës dhe një në Obiliq.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht babain dhe vëllain e tij, të shtunën në Lipjan. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i dhunës në familje në komunën e Lipjanit përgjatë të shtunës.

Rreth orës 19:55, ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshjeje, bashkëshorti i saj kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Të dyja palët janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit dhe inicimit të rastit.

Ndërkaq në Prishtinë, ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se është shqetësuar dhe kanosur nga bashkëshorti i saj, për të cilin viktima ka thënë se është përdorues i substancave narkotike. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe mbrojtësi i viktimave.

Pasi kishte sulmuar fizikisht anëtarët e familjes, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, në Obiliq. Për të dyshuarin, familjarët kanë thënë se vuan nga probleme shëndetësore mendore. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në neuropsikiatri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika